Aktori Ermal Mamaqi ka shpërndarë sot në instagramin e tij disa këshilla me vlerë për një martesë të lumtur.
Ai ka zgjedhur një foto të Amit, ndërsa shkruan një status gjithë humor, ku shpjegon se sa e thjeshtë është të kesh paqe dhe lumturi në martesë.
Në foton ku Ami shfaqet shumë e bukur Ermali thotë që nëse dëshironi të shmangni sherret, vrasjet dhe divorcet duhet të bëni një kurs profesional fotografie dhe të perfeksiononi aftësitë pë të bërë foto cilësore.
Ai rrëfen gjithashtu gjithë sforcot dhe provat që ka bërë për të realizuar foton e Amit, ndërsa shkruan me humor se mbas 3000 provash më në fund ja doli mbanë.
https://www.instagram.com/p/B2mKSD2hEtl/Link: https://www.instagram.com/p/B2mKSD2hEtl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2kPNqYBs4_/