ShowBiz

Pozon me barkun e rrumbullakosur, moderatorja shqiptare më në formë se kurrë

Ajo është në pritje të fëmijës së dytë, ndërsa vazhdon të jetë në Gjenevë ku po punon dhe jeton së bashku me bashkëshortin e saj.

Floriana Garo u shkëput kohë më parë nga ekrani i televizionit Klan, ku drejtonte emisionin “Jo vetëm modë”, pasi filloi bashkëjetesën me të shoqin, ndërsa ishte në pritje të fëmijës së parë.

Tashme ish misi shqiptar duket më e lumtur se kurrë edhe pse i është larguar jetës se televizionit ajo po shijon shtatëzaninë për herë të dytë.

Në një foto të postuar në instagramin e saj, Floriana pozon me barkun e rrumbullakosur, ndërsa shkruan: “Duke shijuar shtatëzaninë dhe gjithmonë duke punuar”.

Pavarësisht se është në muajt e fundit të shtatëzanisë moderatorja nuk është shkëputur nga puna, ndërsa shfaqet e buzëqeshur.

https://www.instagram.com/p/B2jvEFiol7_/

Link: https://www.instagram.com/p/B2jvEFiol7_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsFk3_AhxkS/