Kur të kërkon gruaja për të blerë ilace për fëmijët, i lë të gjitha në mes dhe shkon me vrap në farmaci.
Kështu ka bërë edhe Bes Kallaku i cili ishte në mes të një skene xhirimi për filmi e ri, kur e thërret Xhensila për të blerë disa ilaçe për Ajkën.
Kaq ka dashur që Besi të vrapojë në farmaci ashtu siç ishte i maskuar si skifter, ndërsa hasi me reagimin tronditës të farmacistes italiane, e cila e trembur pyet: “Po ky kush është”.
Të gjithë këtë skenë e ka rrëfyer Besi i cili duket se e ka tmerruar farmacisten me pamjen e tij prej skifteri.
Xhensila dhe Besi e kanë rrëfyer historinë direkt nga farmacia, ndërsa kanë qeshur pa fund me gjithë historinë.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Buook3bn-iG/