Këngëtari Alban Ramosaj që pas suksesit në serialin “Love likes Tirana”, e ka marrë seriozisht rolin e aktorit.
Këtë herë ai ka udhëtuar drejt Spanjës ku po mbahen xhirimet e filmit “Belle de Jour”, ose “Ditë e bukur”.
Filmi është një ripunim modern i versionit të vjetër të filmit të famshëm të viteve 60.
Ende nuk dihet roli i Albanit, por vetë ai ka shpërndarë një video ku shfaqet emri i tij përkrah filmit, ndërsa shkruan: “ Me këmbë të mbarë”.
Pjesë e kastit të aktorëve do të jetë gjithashtu aktori Rafael Simon, Hope Diaz dhe Jero Medina.
Ky lajm është pritur mjaft mirë nga fansat e aktorit të cilët mezi presin ta shohin sërish në rolin e aktorit.
https://www.instagram.com/p/B2l1aJaHxZM/Link: https://www.instagram.com/p/B2l1aJaHxZM/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B001p6SJrAU/