Diva 50 vjeçare godet sërish, këtë herë duke sfiluar për Donatela Versace në Javën e modës në Milano.
Jennifer Lopez ka rikthyer në pasarelë fustanin Versace të veshur 20 vite më parë në ndarjen e ndarjen e çmimeve Grammy.
Fustani me nuanca të jeshiles dhe të kaltrës me dekoldenë e theksuar dhe me këmbët totalisht të ekspozuara e tregonte Jennifer edhe më mirë se dy dekada më parë.
Në momentin që ka kaluar në pasarelë ajo ka ngritur në këmbë gjithë publikun i cili ka shpërthyer në pasthirrma habie, pasi Jennifer dukej e mahnitshme.
Këngëtarja ka mbyllur sfiladën, ndërsa më pas shfaqet duke parakaluar edhe me vetë Donatela Versacen.
Ajo sapo ka përfunduar me sukses edhe premierën e filmit të ri “Hustler” në të cilin luan rolin e striptistes.
https://www.instagram.com/p/B2pR8pXgiTJ/Link: https://www.instagram.com/p/B2pR8pXgiTJ/
https://www.instagram.com/p/B2pwf5aAbV_/Lnk: https://www.instagram.com/p/B2pwf5aAbV_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2O1uGtAHME/