ShowBiz

Çfarë ka ndodhur tani me “Taramelen”, Alketa preket nga mesazhi emocionues

Në sezonin e fundit të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja Alketa Vejsiu e bëri me shtëpi Xhejsonin e vogël i cili jetonte në kushte shumë të vështira në një fshat të Tiranës.

Ky gjest është pëlqyer e duartrokitur nga shumë njerëz, por është risjellë sërish në vëmendje nga familjarë të Xhejzonit të cilët në një situatë si ajo e dy ditëve më parë janë kujtuar të falënderojnë sërish Alketën për dhuratën e çmuar.

Ka qenë halla e vogëlushit që e ka kujtuar moderatoren pas tërmeteve dhe përmbytjeve të dy ditëve të fundit, duke u shprehur mirënjohëse pasi tashmë familjarët e saj janë të sigurt, ndërsa me shtëpinë e vjetër mund të kishin ngelur në mes të katër rrugëve.

Ky mesazh duket se e ka emocionuar veçanërisht Alketën e cila e ka publikuar në storyn e saj në Instagram, ndërsa shkruan: “Mesazhi më i bukur që lexova sot”.

Kujtojmë se Xhejson spikati si një fëmijë i veçantë përgjatë spektaklit, ndërsa në fund të tij ai u bë me dy shtëpi në kryeqytet.

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwu5Kelhtwe/