ShowBiz

Vrapon me brekë në mes të aeroportit, videoja e Jul Dedës do t’ju bëjë të qeshni me lotë

Ai është një prej aktorëve më të dashur për publikun, ndërsa e kemi parë në disa role në filma e shfaqje të ndryshme teatrale.

Së fundmi atë do ta shohim si aktor në filmin e Ermal Mamaqit  “I love Tropoja”.

Roli i tij ende nuk është zbuluar, por Ermal Mamaqi ka shpërndarë në instagramin e tij një moment shkëputur nga xhirimet e filmit, ku Julian Deda shfaqet duke vrapuar në aeroport vetëm me mbathje, pa këpucë dhe duke tërhequr një valixhe ngjyrë rozë.

Krahas videos Ermali shkruan: “Efektet e tërmetit”, ndërsa bën tag aktorin dhe filmin.

Në video situata e krijuar nga Juli shkakton të qeshura dhe habi tek njerëzit rreth e rrotull.

Ndërsa Ermali dëgjohet në video teksa qesh me të madhe dhe i thotë: “Hajde se le nam në mes të aeroportit”

Ky moment duhet të jetë pjesë e filmit, por duket qartë që Juli ka dalë disi nga skenari, duke ardhur vërdallë aeroportit në momentin kur ka pasur shumë njerëz.

https://www.instagram.com/p/B2yhxEmhLQP/

Link: https://www.instagram.com/p/B2yhxEmhLQP/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B03pt4TFZRJ/