Alban Skënderaj do të mbajë sot dhe nesër një koncert për të gjithë fansat dhe adhuruesit e muzikës së tij.
Ai është përgatitur prej muajsh ndërsa sot do të ngjitet në skenën e Amfiteatrit ku do të performojë nën yjet e Tiranës, ashtu siç ka vendosur ai ta quajë koncertin.
Miriam ka shpërndarë në instagramin e saj një foto të këngëtarit ndërsa shkruan: “Sot dhe nesër, dielli dhe yjet do të ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime”.
Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe mesa duket nuk do të jetë e pranishme në koncert, por ajo ka shprehur gjithë mbështetjen e saj për Albanin në këto dy ditë të veçanta për të.
Ndërkaq këngëtari duke u nisur nga kërkesat e shumta të fansave të tij për bileta vendosi që të mbajë dy ditë koncert nga një që ishte planifikuar në fillim.
https://www.instagram.com/p/B26JPKSFPaF/Link: https://www.instagram.com/p/B26JPKSFPaF/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv9jZaBBOy-/