ShowBiz

“Ai është arsyeja përse marr frymë”, Fjodora sapo na emocionoi me mesazhin më të veçantë

Gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka vendosur të na emocionojë për ditëlindjen e të birit, duke i dedikuar atij një mesazh të veçantë.

Ajo e ka adoptuar Alteon disa vite më parë dhe është shumë e lidhur me të, ndërsa sot që ai mbushi 6 vjeç moderatorja ka vendosur ti shprehë gjithë dashurinë prej nëne.

Ajo ka shpërndarë një foto nga festa që i ka organizuar të birit, ndërsa shkruan: “Ndoshta vitin tjetër nuk do të mbaj dot në duar si sot sepse ti po rritesh shumë shpejt dashuria ime”.

Ndërsa në një video të veçantë ku vogëlushi thotë shumë i lumtur se ka ditëlindjen, Fjodora i shkruan disa fjalë shumë të veçanta:

“Besoj e kuptuat se kush e ka ditëlindjen sot! 6 dhe ai është shefi i zemrës time, arsyeja përse zgjohem çdo mëngjes, përse buzëqesh, jetoj dhe marr frymë në këtë jetë, ai është kurajoja, forca, burri im i vogël”, thotë Fjodora krahas videos ku shfaqet vogëlushi”.

Kjo video si dhe fotot e shpërndara nga Fjodora kanë marrë shumë pëlqime dhe urime për ditëlindjen e Alteos.

Të shumtë janë ata që e kanë uruar vogëlushin në ditën e tij të veçantë.

https://www.instagram.com/p/B3CMLpAlt-l/

Link: https://www.instagram.com/p/B3CMLpAlt-l/

https://www.instagram.com/p/B3BrE0UFhzJ/

Link: https://www.instagram.com/p/B3BrE0UFhzJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2MA8ZZFIlw/