ShowBiz

Femra sensuale, ora e parfume të shtrenjta, kënga “Senorita” tejkalon çdo pritshmëri

Ka vetëm një ditë që është publikuar dhe deri tani ka marrë vëmendje maksimale.

Reperi Roli Rolling sapo ka prezantuar para fansave të tij këngën Senorita e cila premton të kthehet shumë shpejt në hit.

Kënga e stilit rep flet për lekët dhe jetën e luksit, ndërsa vetë këngëtari gjatë klipit të këngës shoqërohet nga një grup femrash të cilat vijnë mjaft provokuese si në veshje ashtu edhe në performancën e tyre.

Roli Rolling e shohim teksa reklamon marka të shtrenjta orësh e parfumesh gjatë klipit të këngës, ndërsa vetë shfaqet në ambjentet e një shtëpie luksoze në një party i shoqëruar nga femra që kërcejnë rreth tij.

Reperi solli për publikun dy muaj më parë një tjetër këngë të suksesshme, ndërsa është i njohur edhe për disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Këngët dhe bashkëpunimet e tij janë mirëpritur nga publiku dhe veçanërisht nga fansat e këngëtarit.

https://www.youtube.com/watch?v=ZaBuRKRue88

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZaBuRKRue88

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2PDjsCh_Eg/