ShowBiz

Moderatorja tregon përse u mbyll “INTv”, ja çfarë ndodhi dhe kush ka ngelur aty

Lajmi për mbylljen e “INTv”, bëri xhiron e rrjetit disa ditë më parë.

Zërat edhe pse të pakonfirmuara thanë se i gjithë stafi i këtij televizioni nuk po punon më aty dhe në fakt duket se gjithçka është e vërtetë.

Konfirmimi ka ardhur nga moderatorja Sara Gjordeni e cila drejtonte së bashku me Ermal Peçin emisionin “Trokit”.

Gjatë një pyetësori në instagram, dikush e ka pyetur moderatoren se përse nuk po punon më në “INTv” dhe moderatorja sqaron se ky television është mbyllur për probleme administrative dhe se askush nuk punon më aty, pavarësisht se ka ende sinjal.

Kjo është hera e parë që një ish punonjëse e këtij televizioni, sqaron motivin e mbylljes së gjithë programacionit të tij dhe largimit nga puna të stafit.

Sara ndërkaq ka sqaruar se ndoshta shumë shpejt mund ta shohim sërish në ekran, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Link: https://www.instagram.com/saragjordeni/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqFahsaDRhA/