ShowBiz

Dhurata Dora godet me fustanin e zi, pamja e saj do t’ju lejë pa mend

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ishte një prej të ftuarave vip në dasmën e Arbër Gjikollit, vëllait të reperit Gjiko.

Ajo është shfaqur në këtë ceremoni me një fustan të shkurtër të zi në formë busti që i rri ngjitur pas trupit.

Përveç fustanit që e tregon në super formë, këngëtarja paraqitet gjithashtu shumë tërheqëse me një truk natyral dhe me flokët e gjata me pak onde të çregullta.

“Fustan i vogël i zi”, shkruan këngëtarja krahas fotos, ndërsa shohim se ka marrë pëlqime dhe komente pa fund lidhur me paraqitjen e saj mjaft të këndshme në këtë dasëm.

Dhurata ishte vetëm një nga personazhet vip që morën pjesë në këtë dasëm, ku ishin të pranishëm gjithashtu këngëtarja Enca, Ledri Vula, blogerja Sara Hoxha e shumë personazhe të tjera të njohura të ekranit.

https://www.instagram.com/p/B3Rj4AqlP1P/

Link: https://www.instagram.com/p/B3Rj4AqlP1P/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz59EPil3SH/