Pak kohë më parë Olti Curri dhe moderatorja Fjoralba Ponari u përfshinë në një sherr virtual pas një shprehjeje të kësaj të fundit në emisionin “E diell”.
Fjoralba në atë kohë tha: “Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është fat, por edhe çështje profesionale”
Kaq i është dashur Oltit që të thumbojë moderatoren, e cila nuk i ka pritur mirë komentet e tij dhe për pak kohë vijuan një sherr vitual që bëri bujë në media.
Por me nisjen e sezonit të ri të “E diell”, Olti u rikthye sërish në “Top Channel” dhe është koleg me moderatoren pasi punojnë për të njëjtin program.
Kjo e fundit gjatë një seance pyetje përgjigje me fansat në instagram ka shuar edhe kuriozitetin e fansave për marrëdhënien e saj me blogerin.
Ajo shkruan: “Nuk do të bëhemi papritur shokë të ngushtë jo. Ama do ta respektoj për pozicionin që ka tek e Diell”, duke dëshmuar se me Oltin ka një raport thjesht professional për hir të faktit që punojnë së bashku.
Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Bs67lgILy/, https://www.instagram.com/p/B2y0psgFr3C/