Loredana dhe Mozzik nuk janë më bashkë dhe tani nuk ka asnjë dyshim.
Konfirmimi vjen nga vetë këngëtarja e cila në një status të gjatë në gjuhën gjermane sqaron se ajo dhe Mozzik nuk janë më bashkë jo vetëm në jetën private, por edhe në biznes.
Loredana thotë se ajo dhe Mozzik kanë nevojë për një shkëputje për ta rigjetur sërish njëri tjetrin ndoshta në të ardhmen.
Arsyeja e kësaj ndarjeje nuk është ajo që mendoni ju, thotë Loredana, megjithatë nuk jep detaje lidhur me motivet që e çuan çiftin të marrë këtë vendim.
Këngëtarja tha se tani e tutje do të jetë e vetme në turne dhe kjo e motivon të punojë edhe më shumë.
Në statusin e saj të gjatë Loredana falënderon fansat për mbështetjen ndërsa thotë se e vemtja gjë që i duhet për momentin është e bija dhe sigurisht publiku.
Thashethemet për një ndarje mes tyre u përhapën gati një muaj e gjysmë më parë, por vetëm sot këngëtarja vendosi të pranojë gjithçka.
https://www.instagram.com/p/B3eUne5olak/Link: https://www.instagram.com/p/B3eUne5olak/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2JrMa3CcuV/, https://www.instagram.com/p/B21xjxnCT3R/