Mozzik dhe Loredana i dhanë fund marrëdhënies se tyre dhe lajmin për këtë e dha vetë këngëtarja një ditë më parë në instagramin e saj.
Ajo njoftoi fansat se është ndarë nga Mozzik jo vetëm sa i takon jetës private, por edhe në biznes, duke sqaruar se tashmë do të veprojë e vetme në muzikë.
Pas këtij njoftimi ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e Mozzik.
Reperi ka shkruar në instastoryn e tij një fjali që në këtë situatë të lë të kuptosh se i referohet ndarjes mes tyre.
“Zoti i din të gjitha”, shkruan Mozzik duke nënkuptuar se gjërat mund të jenë shumë më ndryshe nga sa përflitet.
Megjithatë ai nuk ka dashur të flasë më tepër, por reagimet e tij të mëparshme lidhur me besnikërinë na lanë të kuptojmë se një motiv i ndarjes mund të ishte tradhëtia.
Link: https://www.instagram.com/mozzik/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B21xjxnCT3R/, https://www.instagram.com/p/B2JrMa3CcuV/