ShowBiz

Dafina heq paruket, nuk do ta besoni si duken flokët e saj natyralë

Nuk ka lënë gjë pa provuar në flokët e saj, ngjyra e modele të ndryshme.

Sa mësohemi me diçka, Dafina ndryshon look duke nga suprizuar përherë.

Kohë më parë ajo i qethi flokët tullë dhe i shkonin kaq shumë, por menjëherë më pas filloi të përdorte lloje të ndryshme parukesh duke u shfaqur përherë me një pamje të re.

Së fundmi duket se ka vendosur të heqë dorë nga çdo paruke dhe të shfaqet ashtu siç është në të vërtetë me flokët e shkurtër në ngjyrë të zezë.

Këngëtarja duket shumë mirë edhe pa paruke, madje flokët e shkurtër të zinj i duken kaq bukur, saqë edhe miqtë e fansat e saj nuk i kanë kursyer komplimentat për këngëtaren.

Tashmë jemi bindur plotësisht se Dafinës i shkon çdo gjë, nuk ka rëndësi ngjyra apo modeli.

https://www.instagram.com/p/B3mRwo5hIC-/

Link: https://www.instagram.com/p/B3mRwo5hIC-/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B13hMGoh888/