ShowBiz

Pas përfundimit të sezonit të parë, ja ku do ti shohim Romeon dhe Donaldin

Dy vëllezërit binjak dhe Bora Zemani prezantuan për një sezon spektaklin 3-shat, ku nuk munguan intervistat me personazhe të njohura si dhe momentet argëtuese.

Por pas përfundimit të sezonit, moderatorja Bora Zemani do të marrë përsipër një tjetër spektakël në formë konkursi me talente të reja në fushën e modës.

Kjo ngrë pikëpyetjen se çfarë do të ndodhë me vëllezërit binjak sezonin që vjen, ku do ti shohim ata?

Këto dyshime i ka sqaruar vetë Romeo me një foto të shpërndarë në instagram, ku shfaqet koka e dikujt me numrin 3 ndërsa bën tag Borën dhe Donaldin, ndërsa shkruan së shpejti.

E pra treshja do të vijnë sërish së bashku në sezonin e dytë, çka do të thotë se Bora do të jetë sërish me ta, pavarësisht se ka marrë përsipër drejtimin e një tjetër spektakli.

Link: https://www.instagram.com/romeoveshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0yUwGPAsVz/