Jo të gjithë e pranojnë skualifikimin me sportivitet, aq më tepër kur mendojnë se është i padrejtë.
Kështu ndodhi edhe me Lorencon një konkurent në sfidën e “Make up artist”, që zhvillohet çdo të dielë në spektaklin e “E diell” në “Top Channel”.
Ai nuk e ka pritur mirë eleminimin madje është revoltuar me Ardi Borovën të cilit i ka thënë se nuk mund të eleminohet një person nga një gabim i vetëm.
Lorenco përmendi gjithashtu se si të gjithëve ju është dhënë një mundësi në fillim të karrierës së tyre, pavarësisht se mund të kenë bërë gabime.
Pasi ka debatuar ashpër me anëtarët e jurisë, Lorenco ka përplasur mikrofonin në tokë dhe është larguar i revoltuar.
Kjo ngjarje e pazakontë rregjistruar direkt gjatë emisionit ka shkaktuar habi tek publiku, prezantuesit si dhe anëtarët e jurisë të cilët nuk e prisnin këtë reagim nga ana e tij.
https://www.instagram.com/p/B3kQUDZADx1/Link: https://www.instagram.com/p/B3kQUDZADx1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2uIvFYg2rp/