ShowBiz

Urtësohet Besi, pasi të shihni Xhensilën duke goditur me çekiç do t’i jepni të drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj duket se ka vendosur ta marrë seriozisht palestrën, duke u ushtruar rregullisht.

Në një video të postuar në instagram Xhensila shfaqet në ambjentet e  një palestre me një çekiç të madh në duar, duke goditur një gomë me gjithë fuqinë e mundshme.

Kjo video është shpërndarë nga instruktorja e këngëtares e cila shkruan: “Prandaj është urtësuar Besi, ja sekreti”, ndërsa Xhensila ka bërë tag Besin duke i shkruar: “Nuk është ashtu siç duket….edhe më keq”

Nëse do të shihni forcën me të cilën Xhensila godet gomën do të frikësohej kushdo.

Këngëtarja duket tejet e impenjuar në këtë ushtrim që shërben për të forcuar muskujt e krahëve.

Por përtej humorit Besi dhe Xhensila janë një prej çifteve më të dashura për publikun.

Ata i shohim gjithmonë bashkë, duke mbështetur njëri tjetrin në projektet respektive.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HHyT_hjMX/