Moderatorja Arbana Osmani ka një pasion të veçantë për gatimin.
Pas publikimit të librit të parë, ajo ka gati edhe librin e dytë me receta për 5 minuta të cilin sapo e ka përfunduar.
Arbana ka publikuar një foto shumë të veçantë me të birin, i cili e puth në faqe ndërsa njofton se libri i saj “Receta për 5 minuta”, tashmë është gati dhe shumë shpejt do të dalë në treg për publikun.
Në foton e përbashkët realizuar nga Eduard Grishaj, Arbana dhe Joni duken kaq të lumtur së bashku, ndërsa miq e fansa i urojnë suksese moderatores.
Per realizimin e këtij libri një ndihmë të madhe i ka dhënë Arbanës edhe Eduardi i cili ka realizuar çdo foto të gatimeve të saj.
Ata të dy prej kohësh përflitet të jenë në një lidhje së bashku edhe pse deri tani asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht lidhjen.
https://www.instagram.com/p/B3pLFjqAvSo/Link: https://www.instagram.com/p/B3pLFjqAvSo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0Vze-lA_bz/