Historia e 11 vjeçarit Alvin i cili u rrëmbye 5 vite më parë në Itali dhe tashmë po qëndron peng në kampet e “ISIS” duket se ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Kjo ngjarje është zbuluar nga emisioni investigativ “Le iene” në Itali, i cili tregon se si autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asnjë gjë për ta risjellë fëmijën pranë të atit.
Kjo ngjarje duket se ka prekur edhe këngëtaren Xhensila Myrtezaj e cila ka rishpërndarë në instagamin e saj videon e trasmetuar nga “Le iene” ndërsa shkruan:
“Të gjithë ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, duhet të falënderojnë “le iene”, kushdo që ka pasur në dorë të bëjë diçka dhe nuk e ka bërë, ose kushdo që ka në dorë të bëjë diçka dhe nuk e bën, zoti e paftë”
Ky mesazh i këngëtares është pëlqyer nga të gjithë fansat dhe miqtë e saj, të cilët janë treguar të ndjeshëm ndaj kësaj historie prekëse.
11 vjeçari u ritakua me të atin pas 5 vitesh, falë emisionit investigativ italian, por rikthimi i tij në Itali është i pamundur pa ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, çka bëri që pas takimit me të atin 11 vjeçari të rikthehet sërish në kamp.
https://www.instagram.com/p/B3xh2gGhO_a/Link: https://www.instagram.com/p/B3xh2gGhO_a/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu1RPsshRNg/