Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër të një djali gati 8 muaj më parë.
Ata postojnë vazhdimisht në instagram foto e video së bashku me vogëlushin i cili ka filluar të rritet e të thotë edhe fjalët e para.
Reperi ka postuar në instagramin e tij disa video nga mëngjesi i tij ku shihet në krevat me djalin.
Ai dëgjohet teksa e mëson të birin të thotë baba dhe Zëri menjëherë imiton zërin e Gjikos duke thënë baba disa herë.
Vogëlushi ka filluar ti belbëzojë fjalët e para që para disa muajsh, kur për herë të parë tha fjalën mama.
Atëherë ishte Elita ajo që postoi videon e veçantë të të birit, ku shfaqej tejet e emocionuar.
Link: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2HBzh6g_J8/