Reperja Tayna ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram disa prej rutinave të përditshme.
Këngëtarja ka një pasion për të shkruar dhe çdo ditë e ushtron këtë pasion duke ndarë mendimet e saj në dy ditarë të ndryshëm.
I pari është një ditar mirënjohjeje në të cilin këngëtarja shkruan çdo ditë gjërat për të cilat është mirënjohëse dhe për të cilin i duhet të falënderojë zotin.
Ndërsa në një tjetër bllok ajo shënon ngjarjet e ditës ku rrëfen sekretet dhe të vërtetat e saj të cilat nuk ja thotë askujt tjetër.
Madje këto shënime për veten Tayna po mendon që ti publikojë pas 20 vitesh.
Një libër autobiografi për jetën e saj do të jetë padyshim me interes për publikun, kështu që mos u habisni nëse një ditë ajo vendos të publikojë çdo gjë që shkruan.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsLcZKzg5G4/