ShowBiz

Moderatores gati i pushon zemra në aeroportin e Vienës, kjo situatë do të tmerronte këdo

Moderatorja Alketa Vejsiu dhe këngëtarja Jonida Maliqi kanë qenë së bashku në një udhëtim në Marrakesh për një projekt të përbashkët.

Ato kanë shpërndarë disa foto e video nga ky udhëtim ku kanë vizituar disa vende mjaft interesante të këtij destinacioni.

Në fund të këtij udhëtimi sigurisht që nuk mund të mungonte një situatë sa e frikshme aq edhe humoristike.

Moderatorja është trembur në aeroportin e Vienës nga këngëtarja Jonida Maliqi e cila i ka dalë përpara, duke e zënë në befasi, ndërsa dikush po i filmonte.

Në videon e publikuar në instagramin e Jonidës, Alketa duket qartë që është frikësuar shumë, pasi nuk e priste një situatë të tillë.

Ajo thotë se ka nevojë për një kardiolog, pasi gati i ka pushuar zemra nga ky reng i mikeshës së saj.

https://www.instagram.com/p/B4ItcptHp9X/

Link: https://www.instagram.com/p/B4ItcptHp9X/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B39tB7uHnup/