Edhe pse na ndajnë gati dy muaj nga festat e fundvitit në familjen e Rezartës festa fillon që tani.
Mbrëmjen e djeshme ajo Hera dhe Ermali kanë përgatitur pemën tradicionale të fundvitit.
Rezarta ka publikuar në instagram një video ku shfaqet të tre bashkë, duke dekoruar pemën gjigande e cila në fund doli vërtetë shumë e bukur.
“Mbrëmja e djeshme në familjen tonë u mbyll kështu. Bebja jonë Hera e ka vitin e ri kur të dojë, mami dhe babi nuk ja prish. Gjithashtu mbrëmë shprehëm dëshirat, kuptohet unë dhe Ermali ju lutëm babagjyshit që viti i ri të na gjejë me disa kilogram më pak! Ishalla këtë herë i merr në konsideratë lutjet tona!”,shkruan Rezarta krahas vidoes së postuar në instagram.
Ata janë me siguri të parët personazhe publikë që bëjnë gati pemën e festave të fundviti, e cila zakonisht përgatitet në ditët e para të muajit dhjetor.
https://www.instagram.com/p/B4ezDI8pG0X/Link: https://www.instagram.com/p/B4ezDI8pG0X/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByHyVdiJllQ/