ShowBiz

Shpërthen Mustafa Nano, “Më vjen neveri, ndihem i shokuar”

Analisti Mustafa Nano në monologun e tij të përjavshëm në “Abc News” ka prekur një fenomen mjaft shqetësues sipas tij siç është ai i fjalëve banale në tekstet e këngëve të sotme.

Ai është ndalur gjithashtu edhe tek fenomeni i videoklipeve të cilat janë gati të gjitha njësoj, ku sipas tij mbizotërojnë vetëm makina luksozë, meshkuj muskulozë dhe femra të zhveshura.

Nano kishte përzgjedhur 6 tekste këngësh në të cilat kishte një gjuhë fyese dhe tekste totalisht banale dhe mesazhe të neveritshme siç thotë analisti në monologun e tij.

Ndihem i shokuar dhe i fyer thotë Nano  me këtë shtrëmbërin që i bëhet dialektit geg duke u shprehur i skandalizuar dhe i neveritur nga ky fenomen që mesa duket është përhapur gjerësisht dhe e vë re në çdo  këngë.

https://www.youtube.com/watch?v=XYnC3KqiWMU&feature=player_embedded

Link: https://www.youtube.com/watch?v=XYnC3KqiWMU&feature=player_embedded

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10152477531199232&set=ecnf.681914231&type=3&theater