Moderatorja simpatike Julka Gramo dhe bashkëshorti i saj Dj Andi sapo mbushën 18 vite së bashku.
Ata janë martuar kohë më parë dhe nga kjo martesë kanë ardhur në jetë dy djem.
Në këtë përvjetor Julka ka menduar një surprizë të veçantë për të shoqin, një intervistë me disa pyetje pikante.
Ajo e pyet Andin për puthjen e parë, çfarë mban mend nga partnerja 18 vite më parë, si ka ndryshuar ajo në këto vite dhe shumë pyetje të tjera, përgjigjet e të cilave do t’ju bëjnë të qeshni me lotë.
Intervistat me të shoqin Julka i ka quajtur “Dokumentari në telefonin tim”, ndërsa shkruan aty pyetjet që i bën Andit.
Këto video janë pëlqyer shumë nga fansa dhe miq të çiftit të cilët i kanë shprehur urimet me rastin e përvjetorit, ndërsa kanë qeshur me lotë me përgjigjet e Andit.
https://www.instagram.com/p/B4mlGnZhfAa/Link: https://www.instagram.com/p/B4mlGnZhfAa/
https://www.instagram.com/p/B4mmJxcBRhs/Link: https://www.instagram.com/p/B4mmJxcBRhs/
https://www.instagram.com/p/B4mnDEKBCGz/
Link: https://www.instagram.com/p/B4mnDEKBCGz/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0N3vAUhz9d/