ShowBiz

Ku është zhdukur Rina? Motra e saj ka diçka për të thënë

Këngëtarja Rina Balaj prej disa javësh është zhdukur nga rrjetet sociale pa lajmëruar askënd.

Ajo jo vetëm që mbylli instagramin, por gjithashtu vendosi të distancohej edhe nga muzika duke mos dhënë asnjë sqarim konkret.

Nuk e dimë çfarë po ndodh me këngëtarën, por motra e saj na ka njoftuar se ajo do të vazhdojë të qëndrojë larg rrjeteve sociale edhe për ca kohë.

Në një postim në instagramin e saj Rudina Balaj sqaron se Rina ende nuk ka hapur asnjë instagram të ri dhe se çdo adresë tjetër është false.

Ajo shton gjithshtu se kur këngëtarja të rikthehet në rrjetet sociale do të na njoftojë vetë motra e saj.

Këngëtarja thuhet se pati debate me menaxherin e saj, dhe për këtë arsye u zhduk pa lajmëruar nga rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/rudinabalaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4kYfT5FG3O/