ShowBiz

Afërdita ka bashkëshortin më të mirë në botë, kur ta shihni çfarë bën ai do ti jepni të drejtë

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl e kanë treguar disa herë se kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëri tjetrin.

Modelja dhe lojtari profesionist i Hokey publikojnë vazhdimisht foto e video të ndryshme si nga pushimet ashtu edhe nga përditshmëria e tyre ku nuk mungojnë surprizat sidomos kundrejt Afërditës.

Modelja ka postuar në instagramin e saj një tufë me trëndafila të kuq ndërsa shkruan: “Burri më i mirë në botë”

Kjo nuk është hera e parë që modelja merr trëndafila nga bashkëshorti i saj jo vetëm me raste festash, por edhe kur kthehet në shtëpi pas ndonjë udhëtimi siç është rasti i fundit.

Në fakt të gjithë do ta donin një bashkëshort si i Afërditës i cili nuk i kursen asnjëherë dhuratat për modelen dhe mbi të gjitha trëndafilat e kuq të cilat me sa duket janë të preferuarit e saj.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4pjFhTIJp8/