ShowBiz

Bashkëshorti ideal, Meda ka urimin më të rallë për ditëlindjen e të shoqes

Meda është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun të cilin shpesh herë e kemi parë të sjellë këngë dhe bashkëpunime mjaft interesante.

Perveçse i talentuar në muzikë, Meda është edhe bashkëshorti ideal që do të donte çdo femër.

Ai ka shpërndarë në instagramin e tij një foto të bashkëshortes së tij Luljetës e cila ka ditëlindjen dhe ai ka një mesazh shumë të veçantë urimi për të.

“Urime ditëlindjen jeta ime, partnerja e shkëlqyer, mami shembullore! Të uroj nga zemra edhe 100 vite, të dua”, shkruan ai në komentin krahas fotos ku kanë pozuar të dy bashkë.

Me këto fjalë këngëtari ka emocionuar jo vetëm bashkëshorten por edhe fansat e miqtë e tij të cilët i kanë shprehur gjithashtu mesazhe urimi për bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes.

https://www.instagram.com/p/B42kGWJhbUK/

Link: https://www.instagram.com/p/B42kGWJhbUK/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2zgdmMog89/