ShowBiz

Riselda hap dyert e shtëpisë luksoze në Dubai, mbetëm pa fjalë

Koreografja Riselda Sejdija ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, ku foli gjatë për karrierën, jetën e saj midis Dubait dhe Tiranës si dhe pushimet luksoze.

Gjatë emisionit është transmetuar një insert me pamje nga shtëpia e saj luksoze në Dubai.

Riselda hapi dyert e shtëpisë dhe ne mbetëm pa mend, jo vetëm nga luksi, por edhe nga gjithëçka e zgjedhur deri në detaj nga vetë ajo.

Në ambjentet e shtëpisë së saj mbizotëron ngjyra e arit dhe çdo ambjent i shtëpisë ka detaje mjaft interesante të zgjedhura me kujdes dhe dashuri nga vetë Riselda.

Gjatë insertit atë e shohim të përgatisë mëngjesin në kuzhinën moderne, ndërsa sqaron se të gjitha gjërat i ka zgjedhur vetë pa e ndihmuar askush, sidomos sa i takon kuzhinës.

Riselda ka folur gjithashtu edhe për karrierën e saj, duke u ndalur tek një workshop të realizuar për herë të parë në Dubai me teknikat e kërcimit.

https://www.youtube.com/watch?v=BGee1BW8vM4&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=BGee1BW8vM4&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5BW4GcHZEz/