ShowBiz

“Fshehurazi po më rrjedhin lotë”, Mozzik jep lajmin më të pabesueshëm pas tërmetit

Këngëtari Mozzik ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur është solidarizuar në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti që ra në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ai ka kontribuar që prej ditës së djeshme në mbledhjen e fondeve monetare që do të shërbejnë për të gjitha familjet e prekura.

Së bashku me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” ata kanë arritur të grumbullojnë deri tani 1 milion dollar.

Këtë lajm e ka njoftuar vetë Mozzik në një status të tij në instagram ndërsa shprehet i emocionuar dhe i prekur për solidaritetin dhe mbështetjen që kanë treguar shqiptarët në një situatë të tillë.

Mozzik i ka falënderuar të gjithë për ndihmën e tyre, ndërsa u shpreh i emocionuar që shqiptarët edhe këtë herë e kanë treguar se janë të bashkuar dhe të gatshëm për të ndihmuar në situata të tilla.

Statusi i plotë:

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!!
Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.
O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm !
Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!
Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !
Faleminderit gjithve”

https://www.instagram.com/p/B5Xj_RQlV-a/

Link: https://www.instagram.com/p/B5Xj_RQlV-a/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5IwVkblZaw/