Moderatorja Alketa Vejsiu ashtu si dhe shumë personazhe të tjerë të njohur janë prekur dhe solidarizuar në situatën e krijuar nga tërmetet e dy ditëve të fundit në vend.
Përmes një shkrimi të gjatë në instagram Alketa është shprehur shumë e prekur nga tragjedia, ndërsa ka dhënë një mesazh sensibilizues për vlerën e jetës përballë gjithë të mirave materiale dhe sukseseve në jetë.
“Përpara Perëndisë dhe vdekjes njësoj jemi të gjithë! Përsëri një reflektim I thellë pas një nate të errët! Çfarë është suksesi, paraja, fama apo pushteti përpara mundësisë për të jetuar? Asgjë!”, shkruan ndër të tjera moderatorja në mesazhin e saj.
Ajo shpreh gjithashtu sensibilizimin dhe dhimbjen për humbjen e jetëve, ndërsa lutet për të mos u përsëritur më tragjedi të tilla.
Më vonë Alketa njoftoi gjithashtu se do të jetë e ftuar në studiot e “Rai1”, për të folur lidhur me situatën në Shqipëri dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm të shteteve fqinj.
https://www.instagram.com/p/B5UwzISnmtc/Link: https://www.instagram.com/p/B5UwzISnmtc/
https://www.instagram.com/p/B5XdrdVnnSr/Link: https://www.instagram.com/p/B5XdrdVnnSr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Xs2wqnoZp/