ShowBiz

Mozzik në Thumanë, shpërndan ushqime dhe batanije për banorët

Mozzik ka vijuar të qëndrojë në gadishmëri të banorëve të prekur nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës.

Përveç ndihmës në grumbullimin e fondeve ai ka vijuar të qëndrojë në terren duke ju ardhur në ndihmë banorëve.

Ai shihet teksa shpërndan ushqime dhe batanije për njerëzit në nevojë të cilët janë duke fjetur nëpër çadra që prej mëngjesit të 26 nëntorit.

Një ditë më parë Mozzik njoftoi i emocionuar se kishin grumbulluar 1 milion dollar në një kohë rekord me dhurime nga i gjithë rajoni.

Link: https://www.instagram.com/mozzik/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5IwVkblZaw/