Aktualitet

Vajza e Rudinës i mëson fëmijët si të veprojnë kur bie tërmet, ja videoja më e rallë që keni parë

Tërmeti 6,4 ballë që goditi vendin përveç dëmeve ka shkaktuar trauma të mëdha tek njerëzit e veçanërisht tek fëmijët.

Këta të fundit janë ata që e ndjejnë më tepër dhe traumatizohen më lehtë në situata të tilla.

Moderatorja e njohur Rudina Xhunga ka shpërndarë në instagram një video të së bijës e cila shpjegon se si duhet vepruar në rast tërmeti dhe se çfarë ndodh nëse nuk mbrohemi.

Rudina e ka publikuar videon e së bijës ndërsa shkruan: “Pitilushja jo vetëm e mësoi çfarë është tërmeti, por do të mësojë gjithë fëmijët, çfarë të bëjnë kur bie tërmet”

Kjo video e saj është përshëndetur nga miqtë dhe fansat e Rudinës të cilët kanë vlerësuar gjestin e Alanës e cila me mënyrat e saj po tenton t’ju vijë në ndihmë personave të prekur nga tërmetet.

https://www.instagram.com/p/B5a1ZWKA0UC/

Link: https://www.instagram.com/p/B5a1ZWKA0UC/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eXIrvA9uV/