ShowBiz

Tolgahan mesazh shqiptarëve, dhimbjen tuaj e kemi përjetuar vetë

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman i martuar me modelen shqiptare Almeda Abazi ka një mesazh ngushëllimi për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto ditë të vështira.

Ai ka postuar në gjuhën shqipe një mesazh ku kujton vitin e vështirë 1999, kur Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm 7,4 ballë.

Tolga thotë se dhimbjen që po kalon sot populli shqiptar e kupton shumë mirë, pasi e ka kaluar vetë 20 vite më parë.

“Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla, jemi me ty Shqipëri”, shkruan në fund të mesazhit aktori turk.

Ai dhe modelja shqiptare u martuan disa vite më parë ndërsa tashmë kanë edhe një djalë së bashku.

Link: https://www.instagram.com/tsayisman/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5LTXsuH6yO/