Aktualitet

Ndjeu dorën e ftohtë të të birit, Albert Cara pyet nga spitali, askush nuk guxon ti thotë të vërtetën

Efektivi i forcave zjarrëfikëse Arben Cara ka humbur 7 të afërm të tij në tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit.

I ftuar në emisionin “Wake up” në “Top Channel”, Arbeni tregon se si i afërmi i tij Albert Cara që ndodhet në Itali për kurim të specializuar pyet vazhdimisht për të birin, pasi atë ditë e kishte kapur për dore në ambulancë dhe kishte ndier se dora e tij ishte e ftohtë.

Ai ka pësuar dëmtime serioze në shtyllën kurizore dhe çdo ditë në spital pyet për të birin i cili të nesërmen e asaj dite do të festonte ditëlindjen, por askush nuk guxon t’ja thotë të vërtetën.

Familja Cara ishte ndër familjet me të prekura nga kjo tragjedi e cila shkaktoi 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=Q0C8kKRSsMw&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Q0C8kKRSsMw&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=Q0C8kKRSsMw&feature=emb_err_watch_on_yt