Që prej mëngjesit të 26 nëntorit e deri më sot, politikanë e personazhe të njohur janë në terren pranë familjeve të prekura nga tërmeti.
Një video mjaft e këndshme po qarkullon së fundmi në rrjet e cila në mes të gjithë dhimbjes, vuajtjes dhe pamjeve tronditëse do t’ju rikthejë buzëqeshjen.
Kryeministri Rama ndërsa ka qenë duke inspektuar disa familje të prekura nga tërmeti, është ndalur tek një fëmijë të cilën e ka marrë në duar dhe po e pyet: “Më njeh kush jam?”
Fëmija përgjigjet se ai është lali Eri duke shkaktuar të qeshura tek personat që ndodheshin aty.
Në terren ndodhej si kryeministri ashtu edhe kryetari i bashkisë, dhe në një moment Rama i është drejtuar vogëlushes duke i thënë: “Nëse unë jam lali Eri, po ky kush është, babagjyshi i vitit të ri”, duke bërë që të gjithë sa ndodheshin aty të buzëqeshin me batutat e tij.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=b6WnJUBfhRw&feature=emb_err_watch_on_yt