Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit, kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në kanalin italian “Rai1”, ku ka falënderuar forcat speciale italiane që na u gjendën pranë në një situatë të tillë.
Në këtë program ai foli për herë të parë për Kristi Reçin të fejuarën e djalit të tij e cila humbi jetën mes rrënojave së bashku me familjen e saj.
Për herë të parë kryeministri Rama e ka pranuar se Kristi ishte e fejuara e Gregut, ndërsa shton se nuk ka dashur të flasë për një çështje të tillë, pasi përballë kësaj situate kjo thjesht e shton detyrimin e tij të brendshëm.
Ai tha gjithashtu se nuk gjen dallim mes personave të prekur nga ky tërmet e madje përmendi një rast që i mbeti në mendje të një djali të vogël që për ti shpëtuar tërmetit u hodh nga kati i tretë i banesës dhe fatmirësisht doli gjallë.
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit shkaktoi 52 viktima, rreth 1000 të plagosur si dhe qindra banesa të shkatërruara.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=pAMX2Qr9IZw
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=pAMX2Qr9IZw