ShowBiz

E akuzuan për këngë të kopjuar, Besa bën veprimin e papritur

Këngëtarja e njohur Besa hoqi dorë nga “Kënga Magjike”, pasi nuk ishte në gjëndje të mirë shpirtërore për të performuar pas situatës së vështirë që kaloi vendi me tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit.

Por gjatë emisionit “Thumbon”, u aludua se në fakt Besa hoqi dorë pasi kënga e saj ishte e kopjuar.

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares e cila ka reaguar menjëherë ndaj këtyre akuzave.

Ajo ka vendosur të hedhë në gjyq emisionin në fjalë, pas aludimeve në drejtim të këngëtares, të cilat ajo i ka quajtur trillime dhe sulme personale të porositura

Në një status të saj në instagram këngëtarja shkruan: “Nuk kam dëshirë por më duhet t’ju padis, për trillimet tuaja në adresën time “Thumbon”! Herën tjetër matuni pak më mirë, përpara se të përdorini hijena mediatike, për sulme personale të porositura! Suksese në jetë.

Link: https://www.instagram.com/besaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5c_8t4hoAX/