ShowBiz

Robert Berisha flet për jetën private pas ndarjes nga Nora, ja kujt i dedikohet kënga e re

Këngëtari i njohur Robert Berisha i ftuar në studion e “Ftesë në pesë”, në “Top Channel” është ndalur edhe njëherë tek raporti i tij me këngëtaren Nora Istrefi.

Ai tha sërish se me Norën janë në një pause dhe të ardhmes nuk i dihet ndoshta mund ti shohim sërish së bashku.

Këngëtari u ndal gjithashtu edhe tek kënga e tij e fundit, e cila u aludua se ishte një dedikim për Norën, por që Roberti e hodhi poshtë duke thënë se deri më sot nuk i ka dedikuar askujt një këngë.

Ai thotë gjithashtu se nëse një ditë do ti dedikonte dikujt një këngë do të ishte e bija ose nëna e tij.

Roberti u ndal gjithashtu gjatë intervistës edhe tek këngë e re që do të sjellë në fund të vitit dhe që i dedikohet të dashurave.

Vetë ai thotë se nuk ka aktualisht të dashur, por që këtë këngë ua dedikon burrave që përveç gruas kanë edhe një lidhje tjetër jashtë martesore, ndërsa me humor thotë: “Hallall ju qoftë se si menaxhojnë këtë punë”

https://www.youtube.com/watch?v=pUFwLV1SQmU&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=pUFwLV1SQmU&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bla-xiZlEKh/