ShowBiz

Pas ndarjes nga Fero, Arbenita ka një këshillë për të gjithë dhe do ti jepni të drejtë

Modelja Arbenita Ismajli ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga reperi Fero.

Ata të dy ishin bashkë prej kohësh, madje modelja pak para se të ndaheshin, shkoi të jetonte me të në Berlin, ku reperi po punon dhe jeton prej disa muajsh.

Megjithatë duket se diçka nuk shkoi siç pritej dhe kjo bëri që ata të dy të vijojnë jetën e tyre të ndarë, çka e pohoi edhe vetë reperi, ndërsa mori përsipër fajin për gjithçka.

Ndërkaq duket se modelja po e kalon këtë periudhe pasi është gjithnjë e më aktive në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi është shfaqur e lumtur, ndërsa ecën duke kërcyer dhe buzëqeshur.

Gjithmonë vish një buzëqesh (ok jo gjithmonë), shkruan modelja në videon që ka shpërndarë në instagamin e saj, ku në fakt shfaqet shumë e buzëqeshur.

Ajo në këtë mënyrë ka dhënë një mesazh për të gjithë, që pavarësisht gjithçkajë të mos harrojnë të buzëqeshin.

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4KYLr4lCug/