ShowBiz

Pozon për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, Miriam në super formë

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do të bëhen shumë shpejt prindër të një fëmije të dytë.

Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatëzanisë dhe shumë shpejt pritet të vijë në jetë djali i tyre.

Deri tani Miriamin nuk e kemi parë thuajse asnjëherë me barkun e rrumbullakosur, edhe në ato foto që ka publikuar në instagram ajo shfaqet me rroba të gjera, ose në pozicion të tillë që nuk e vë në dukje barkun.

Këtë herë këngëtarja shfaqet në kopertinën e revistës “W

 

ho”, ku shfaqet e veshur e mbështjellë me një copë të bardhë të gjatë të ngushtë pas trupit që I tregon barkun e rrumbullakosur.

Miriam duket në formë të shkëlqyer në këto foto, ndërsa ka folur gjatë lidhur me shtatëzaninë, vitin 2019 si dhe gjithçka të bukur në jetën dhe karrierën e saj artistike.

Çifti Alban dhe Miriam, janë prindër të një vajze me emrin Ameli e cila shumë shpejt do të bëhet edhe me një vëlla.

https://www.instagram.com/p/B6IQCaalMvD/

Link: https://www.instagram.com/p/B6IQCaalMvD/

https://www.instagram.com/p/B6G0lOkFp-i/

Link: https://www.instagram.com/p/B6G0lOkFp-i/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By-JIsUlARM/