Atmosfera e festave të fundvitit ka filluar të ndihet kudo dhe më shumë se kushdo tjetër këtë e përcjellin edhe personazhet e njohur.
Këngëtarja Soni Malaj ashtu si shumë të tjerë i është bashkuar atmosferës së festës në shtëpinë e saj, duke dekoruar ambjentet e shtëpisë.
Këngëtarja ka postuar në instagramin e saj një foto prapë bredhit gjigand, ndërsa është duke vendosur zbukurimet e fundit.
Në këtë foto ajo na tregon edhe një kënd të shtëpisë së saj, e cila është zbukurur me rastin e festave.
Krahas fotos Soni shkruan refrenin e këngës së famshme të festave: “Gjithë çfarë dua për Krishtlindje je ti”.
Këngëtarja duket shumë e këndshme pranë pemës ndërsa nuk kanë munguar komplimenta të shumtë nga ana e fansave dhe miqve të saj.
https://www.instagram.com/p/B6NY-LPJcCH/Link: https://www.instagram.com/p/B6NY-LPJcCH/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eRNNopK3l/