ShowBiz

“Isha skeptik…”, Turi flet për Marinën, nuk do ta besoni çfarë mendon për të

Turjan Hysko dhe Marina Vjollca për herë të parë janë vënë përballë njëri tjetrit si kolegë nën drejtimin e “Klanifornia Show”.

Moderatorja u rikthye në ekran pas dy vitesh mungesë nën drejtimin e një spektakli humori, krejt ndryshe nga formatet që jemi mësuar ta shohim .

I ftuar në emisionin “Ditë e re”, në “Ora News”, Turi ka folur gjatë për raportin e tij me Marinën si dhe seriozitetin e saj në punë.

Ai tha se Marina është njeriu me korrekt dhe më bashkëpunëtor që njeh dhe mbi të gjitha ka një sens humori që i përshtatet mjaft mirë edhe me formatin e emisionit.

“Në fillim nuk e njihja dhe sigurisht isha skeptic, se sa do të përshtatej, sa kimi do të kishim në skenë”, thotë Turi, por Marina është një vajzë shumë e mirë dhe që reflekton një qetësi edhe në backstage.

Turi thotë se Marina i është përshtatur tashmë shumë mirë këtij formati, falë sensit të saj të humorit, çka do ta reflektojë edhe në vijim.

https://www.youtube.com/watch?v=eQXPbh21pOU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=eQXPbh21pOU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bt_nPz9hMjH/https://www.instagram.com/p/B6D3Z_fl0Cw/