Moderatorja Bora Zemani ka shtuar një tjetër tatuazh në trupin e saj dhe këtë herë ka pasur një ide mjaft origjinale.
Ajo ka bërë tatuazh në supin e saj buzët e të ëmës, pikërisht në vendin ku ajo e puth vazhdimisht.
Bora ka realizuar një foto të tatuazhit ndërsa shkruan një mesazh shumë domethënës dedikuar të ëmës.
Në mësazhin e saj të gjatë Bora shkruan se si një vajzë e përkëdhelur qëndronte gjithmonë pranë mamit, ulej në prehërin e saj dhe ajo e puthte vazhdimish në sup. Pikërisht në vendin ku ajo e ka puthur dhe e puth vazhdimisht, moderatorja ka gdhendur buzët e saj si një kujtim shumë i veçantë që do ta mbajë gjithmonë me vete.
Pak kohë më parë ajo I dedikoi një tatuazh të atit, duke gdhendur në sup gradën e kolonelit, të cilën ai e ka mbajtur për plot 30 vite.
https://www.instagram.com/p/B6Q4J2ejjdy/Link: https://www.instagram.com/p/B6Q4J2ejjdy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1wUbdWDETE/