ShowBiz

Arbana dhe Eduardi nisin bashkëjetesën? Ja videoja që na shtoi dyshimet

Prej disa muajsh Arbana Osmani dhe regjisori i emisionit të saj Eduard Grishaj po përfliten për një lidhje së bashku.

Asnjë prej tyre nuk e ka pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por as nuk e kanë mohuar lidhjen mes tyre.

Në publikimin e librit të saj, moderatorja është ndihmuar dhe mbështetur plotësisht nga Eduardi, ndërsa edhe ajo e ka mbështetur vazhdimisht regjisorin në projektet e tij.

Ndërkaq ata të dy mund të kenë hedhur një hap më tutje në marrëdhënien e tyre duke nisur bashkëjetesën, të paktën këtë të lë të kuptosh një video e publikuar në instagramin e Arbanës.

Eduardi dhe Arbana kanë qënë duke parë festivalin e RTSH nga shtëpia dhe Arbana shihet ndërsa këndon në momentin që del në skenë Giusy.

Këtë moment e ka filuar regjisori i cili shkruan gjithashtu edhe një koment mjaft pikant

“Kot nuk shkoi të këndojë dhe kjo pak me Alketën”, shkruan Eduardi, ndërsa moderatorja që e ka ripostuar këtë video në instagramin e saj qesh dhe I thotë regjisorit xheloz.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/