Këngëtarja Miley Cyrus prej disa muajsh është vënë në qendër të vëmendjes që prej momentit që u nda nga aktori Liam Hemsëorth me të cilin kishte 7 muaj martuar.
Menjëherë pas ndarjes ajo nisi një raport dashurie me një femër, lidhje kjo që nuk zgjati më shumë se një muaj.
Më pas këngëtarja e shumëpërfolur pati një histori dashurie me mikun e saj më të mirë, këngëtarin Cody Simpson.
Ata të dy janë parë bashkë që prej shtatorit të këtij viti, por mesa duket tashmë marrëdhënia e tyre është në krizë.
Kjo pasi këngëtari është kapur duke u puthur me një femër tjetër ndërsa ishte duke i shkruar një mesazh Mileyt.
Cody ishte ne një club duke pirë dhe duke flirtuar me një grup vajzash thonë burime për E-News, ndërsa në një moment është parë duke puthur njërën prej vajzave në buzë.
E gjithë kjo situatë i ka bërë fansat të mendojnë se ata të dy, mund të jenë në një krizë.
https://www.instagram.com/p/B4T_2bsF-R5/Link: https://www.instagram.com/p/B4T_2bsF-R5/
Burimi i lajmit: https://pagesix.com/2019/12/23/cody-simpson-spotted-kissing-another-woman-while-texting-miley-cyrus/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/broken-heart-love-sad-14303/