ShowBiz

Klaudia bën deklaratën e papritur për Albin, “Ja lashë vetë Albës..”

Klaudia Pepa dhe Albi Nako u martuan vite më parë në një ceremoni të veçantë në një transmetim direkt tek “E Diela Shqiptare”.

Ata i dhanë fund martesës së tyre vetëm pas disa vitesh së bashku pa shumë bujë, duke mbetur miq me njëri tjetrin.

Aktualisht Klaudia është duke vijuar karrierën e saj si balerinë në Itali, ndërsa Albi thuhet se është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha.

Pas përfundimit të festivalit Klaudia ka uruar Arilenën për fitoren, por duket se komenti i saj ka nxitur reagime nga komentuesit, të cilët aludojnë se Klaudia mbështet Arilenën, ngaqë ka konflikt interesi pasi në performancën e Elvanës kërcente Alba.

Ky koment nuk kishte si ti shpëtonte balerinës e cila thotë se tashmë ka konkurentë italianë dhe Albës ja la vetë vendin.

Por komentuesja nuk e lë me kaq, duke e pyetur nëse i ka lënë vendin apo Albin dhe Klaudia përgjigjet të dy bashkë, duke na lënë pa fjalë.

Kujtojmë se Alba dhe Albi po përfliten prej kohësh për një marrëdhënie mes tyre, por që asnjëri nuk e ka pranuar publikisht.

Nuk e dimë nëse kjo deklaratë  e Klaudias është një konfirmim për lidhjen mes tyre, por duket qartë që balerina e ka lënë pas krahëve historinë e saj me ish bashkëshortin tashmë prej kohësh, duke u fokusuar në karrierën e saj në shtetin fqinj.

Link: https://www.instagram.com/p/B6ZVrltHZ8E/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4fnimjgrt2/https://www.instagram.com/p/BuOvtqvna5F/https://www.instagram.com/p/B4fJRFZKjmv/