Marina Vjollca prej disa muajsh po drejton spektaklin “Klanifornia Show”, ku jo vetëm prezanton, por ndonjëherë bëhet edhe pjesë e skeçeve.
Këtë herë ajo i është bashkuar grupit të grave të forta, të cilat protestojnë për të drejtat e tyre, ndërsa kanë rrëfyer gjatë spektaklit problemet që kanë me vjehrrin dhe vjehrrën.
Sigurisht që rradha i ka ardhur edhe Marinës për të treguar problemet e saj me prindërit e burrit.
Moderatorja duke qeshur dhe gjithë humor thotë se kur i vjen vjehrra në shtëpi qëndron tre muaj dhe kur e pyesin se përse është kaq e lumtur, ajo thotë se nesër ikën, është dita e fundit.
Në këtë moment edhe publiku ka shpërthyer në të qeshura së bashku me moderatoren dhe gratë e forta.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ISOreIcTeh4&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6V8QB1FNns/